Skip to content Skip to footer

Chauvet Lighting ekskluzivisht në Shqipëri

Chauvet Lighting ekskluzivisht në Shqipëri

Chauvet Lighting

Chauvet Lighting është një nga emrat më të njohur dhe më të besueshëm në fushën e pajisjeve për ndriçim profesional dhe efekte vizuale. E themeluar në vitin 1990 nga Albert dhe Berenice Chauvet, kompania njihet për risitë teknologjike dhe cilësinë absolute të produkteve që hedh në treg. Për vite me radhë kanë ofruar një gamë të gjerë të produkteve për ndriçimin e koncerteve, produksione skenash dhe eventesh, turneve, teatrove, anije lundrimi, klube, televizioneve dhe arkitekturë.

Me një fokus në cilësi dhe inovacion, Chauvet Professional është zgjedhja e preferuar e shumë inxhiniereve të ndriçimit. Në anën tjetër, Chauvet DJ është një zgjedhje e përsosur për ata që janë në kërkim të pajisjeve të ndriçimit dhe efekteve për eventet e vogla dhe të mesme, si festat private, dasmat, dhe të tjera të ngjashme. Prosound eshte tashme distributor ekskluziv për Shqiperinë dhe Kosovën per  brandet Chauvet Professional dhe Chauvet DJ.

Investimi ynë i ri në sektorin e ndriçimit profesional

Investimi i ri në pajisje të ndriçimit nga marka Chauvet Professional në Prosound është një hap i rëndësishëm për të ofruar inovacion në industrinë e ndriçimit në Shqiperi. Me një gamë të gjerë të produkteve, Prosound do të ketë mundësinë të ofrojë zgjidhje të personalizuara për nevojat e çdo lloj eventi, duke synuar eventet e medha dhe jo vetem. Ky investim përfshin pajisjet si Maverick Storm 2 BeamWash, Rogue Outcast 2 Beam dhe Maverick Storm 2 Profile. Le të hedhim një vështrim të afërt në secilën prej këtyre pajisjeve.

Maverick Storm 2 BeamWash IP 65

Me një kombinim të fuqishëm të ndriçimit Beam dhe Wash, kjo pajisje jep mundësi që të krijohen efekte të jashtëzakonshme. Maverick Storm 2 BeamWash është zgjedhja perfekte për evente të mëdha. Maverick përballon cdo efekt atmosferik (IP 65) Karakteristikat kryesore:

  • IP65 BeamWash me LED RGBW 19 x 45 watt pixel control ,  855 watt ne total
  • Zoom nga 3,6° deri në 53,4°
  • Lumens – Burimi: 15,000
  • Lidhje 5-pin DMX input/output dhe Rdm
  • Temperatura e ngjyrave: 2700 deri në 8000 K
  • Pesha  23.8 kg

Rogue Outcast 2 Beam IP 65

Me një design kompakt dhe fuqinë e dritës Beam, Rogue Outcast 2 Beam siguron një përformancë te jashtezakonshme në krijimin e efekteve. Karakteristikat kryesore:

  • IP65,  llambë  300 W, 8000 orë jetëgjatësi, 1 rrotë gobo, 2 prizma me shtresa, fokus preciz.
  • Perberje e lehtë alumini-magnez
  • Kontrolli i protokollit DMX dhe RDM 
  • Lumens – Output: 29,130
  • Temperatura e ngjyrave: 7353 K
  • Pesha 20.5 kg

Maverick Storm 2 Profile IP 65

Maverick Storm 2 Profile eshte nje multipajisje ndricimi me miksim ngjyrash CMY + CTO, spekter ngjyrash me filter CRI dhe CTB. Kjo pajisje ka rrota gobo statike dhe rrotulluese, prizëm pesëfaqësh, iris dhe frost. Kendi i drites nga 5.5 grade e deri ne 58.6 grade dhe fuqi drite 28,000 Lumen, e ben pajisjen ideale per koncerte, stadiume, sport dhe tv show.

    • Kompakt dhe i lehtë
    • Burimi i dritës: 1 LED (CW) 580 W, (4.2 A), 7500 K, 50,000 orë jetëgjatësi
    • Zoom: 5.5° deri 58.6°
    • I vleresuar IP65 580 W profil LED duke përfshirë përzierjen e ngjyrave CMY + CTO
    • Lumens – Output: 28,534
    • Temperatura e ngjyrave: 6963 K
    • Pesha: 30.4 kg

Share:

×